Krijimi i “Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë”!

(s. guraziu – ars poetica, 2019)
…sa bukur dikur, tashmë krejt “ndryshe”, ndaras e veç e veç… mozomokeq, pik-e-pesë, secili klanin e vet, revistën e vet, televizionin e vet, “opinion-in” e vet, “top-kanalin” e vet, tashmë shkrimtarët e artistët ndoshta as nuk flasin mes vete – dikur nën një strehë edhe shoqërorja, edhe politikat, edhe shkrimtaria, edhe artistikat, fuzion i gjithçkaje si organizatë e “përbashkët”, kolektivizëm i rrallë… madje dhe revista, e qartë se revistë “universale”, përveç letrare e artistike… përveç shoqërore, ishte madje dhe aso “politike” (Reviste e Përmuajshme Letrare – Artistike – Shoqërore – Politike), “Nendori” Nr 11 – Nëndor 1956 – krijimi i organizatës së | përbashkët | “Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë” – në qëndër të qëndrës : ) në mbledhje prezente madje dhe sekretarja e Komitetit q|ë|ndror të partisë shoqja Liri Belishova, e edhe ndonjë sekretar tjetër… i qëndrës do ketë qënë prezent (krijohet përshtypja sikur atëbotë pa një dozë “politike” vërtet s’mundeshin as lidhjet, as politikat, as artistët, as organizatat e “përbashkëta”, as shkrimtarët, asgjë – ku di, mua më duken simpatike të gjitha dëshmitë e historisë, vetiu më shkon buza në gaz dhe disi e pamundur t’u shmangesh komenteve : )